Tifozët e Interit nuk përmbahen, shpalosin koreografinë e mrekullueshme gjatë sfidës me Torinon!
Të gjithë tifozët zikaltër janë në festë që kur Interi siguroi automatikisht titullin kampion përballë Milanit të hënën e kaluar.
Këtë herë, 20-herë kampionët e Italisë përballeshin kundër Torinos, dhe tifozët kishin përgatitur një surprizë tepër të veçantë për ekipin e tyre.
Ishte një koreografi e madhe në zonën e ultrasve “Curva Nord”, me shkrimin “Forca Kampion”.