Shkupi me trajner të ri fiton me përmbysje në çastet e fundit

Futboll

Shkupi me trajner të ri fiton me përmbysje në çastet e fundit

Nga: K.G. Më: 28 prill 2024 Në ora: 18:04
Pamje nga ndeshja

Shkupi me mund të madh i ndali tre pikë si vendas dhe atë në çastet e fundit. 

Shkupi ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Tikveshit të Kavadarit, në takimin që u zhvillua në Çair. 

Për Shkupin realizuan Vosha (39') e Avornyo (86' e 90+7) dhe për udhëtuesit Ediz Spahiu realizoi në minutën e 53-të e 82-tën.

Shkupi me trajnerin e ri Gjoka, mezi ndali pikët  plota.

Pas javës së 29-të në elitën e futbollit maqedonas, Struga Trim Lum kryeson me 58 pikë, pasojnë Shkupi me 58 e Shkëndija me 55 dhe Tikveshi në të pestin me 39 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat