Manchester City nuk fal

Futboll

Manchester City nuk fal

Më: 28 prill 2024 Në ora: 19:51
Pamje nga ndeshja

Manchester City ka regjistruar fitoren e pestë rresht, për të vazhduar garën me Arsenalin për titullin e kampionit.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi sonte në udhëtim ndaj Nottingham Forestit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “City Ground” përfundoi me rezultatin 0:2.

Josko Gvardiol (32’) dhe Erling Haaland (71’) realizuan golat e fitores për “Qytetarët”.

Manchester City pas kësaj fitore ka 79 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me vetëm një pikë më pak se lideri, Arsenali.

Por, kampioni në fuqi anglez ka një ndeshje më pak se “Topçinjtë”.

Ndërsa, Nottinghami ndodhet në pozitën e 17-të me 26 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat