Napoli e Roma ndajnë nga një pikë

Futboll

Napoli e Roma ndajnë nga një pikë

Më: 28 prill 2024 Në ora: 19:59
Napoli

Roma nuk arriti të përfitojë nga hapi fals i Bolognës dhe të afrohet më shumë me vendin e katërt, pasi nuk shkoi dot përtej barazimit 2-2 në transfertën ndaj Napolit.

Në “Diego Armando Maradona” u zhvillua një pjesë e parë e luftuar, por pa gola, të cilët erdhën me shumicë në 45-minutëshin e dytë. Ishte Paulo Dybala që i dha avantazhin Romës, pasi ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Azmoun, por vetëm pesë minuta më vonë Napoli riktheu baraspeshën me anë të Oliverës.

Në të 84-ën Osimhen shënoi nga pika e bardhë përt’i dhënë avantazhin Napolit, por edhe këtë herë festa zgjati 5 minuta, pasi Tamy Abraham ishte në vendin e duhur për të shtyrë në rrjetë me kokë një top të devijuar në zonë, duke i dhënë barazimin Romës.

E nëse verdhekuqtë ndalen, nuk bën të njëjtën gjë Atalanta, që ia doli të triumfojë 2-0 ndaj Empolit dhe të ngjitet në kuotën e 57 pikëve, vetëm dy më pak se Roma, që ka luajtur një ndeshje më shumë.

Pasalic dhe Lookman shënuan për Atalantën në fitoren ndaj toskanëve, teksa zikaltrit e Gasperinit tashmë shpresojnë te vendi i pestë, që do të përkthehej në pjesëmarrje në edicionin e ardhshëm të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat