Festa e titullit, “uragani zikaltër” niset nga “San Siro” për të pushtuar Milanon

Futboll

Festa e titullit, “uragani zikaltër” niset nga “San Siro” për të pushtuar Milanon

Më: 28 prill 2024 Në ora: 20:25
Festa

Fill pas fitores 2-0 ndaj Torinos, Interi nisi festën me më shumë se 70 mijë tifozët zikaltër që ndodheshin në shkallët e “San Siros” për të ndjekur ndeshjen, teksa në fushën e blertë nuk munguan përqafimet dhe brohoritjet.

Më pas futbollistët dhe stafi teknik i Interit zunë vend në dy autobusë të zbuluar, të cilët u nisën nga stadiumi për të kaluar mes mijëra tifozëve zikaltër dhe për të udhëtuar drejt simbolit të Milanos, Piazza del Duomo.

Autobusët pritet të mbërrijnë në mbrëmje në shesh, aty ku janë grumbulluar mijëra tifozë zikaltër, numri i të cilëve po shtohet me shpejtësi, teksa festa pritet të vazhdojë gjatë, deri në orët e para të mëngjesit.

Interi siguroi edhe matematikisht titullin e 20 kampion në Itali të hënën me fitoren në derbi, teksa pas festës së sotme, do të ketë një tjetër ceremoni, ajo e dorëzimit të trofeut në javën e fundit të kampionatit në shtëpi, atë ndaj Lazios më 19 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat