Champions mundësia e vetme për të thyer “mallkimin”

Futboll

Champions mundësia e vetme për të thyer “mallkimin”

Më: 28 prill 2024 Në ora: 20:46
Harry Kane

Harry Kane këtë edicion ka ruajtur standardin e tij sa i takon realizimit të golave, teksa ka shënuar 35 gola e ka dhënë 10 asist në Bundesligë, ndërkohë që edhe në Champions e ka gjetur rrugën e rrjetës në 7 raste e ka shërbyer 3 herë për shokët e skuadrës.

Në 41 ndeshje, Kane ka arritur që të japë kontribut në 55 gola. Shifra të jashtëzkonshme për një sulmues, por në fund trofetë janë ata që mbahen mend.

Në këtë drejtim Kane, është i pafat, në plot kuptimin e fjalës. Kalimi i tij te Bayern në verë u pa si një siguri që më në fund sulmuesi i Anglisë të koleksiononte një medalje të artë, por gjithçka shkoi për ters, së paku deri tani. Bayern u mund në finalen e Superkupës, u eliminua nga Saarbrücken në Kupën e Gjermanisë, dhe pas 11-vitesh titulli kampion nuk u fitua nga bavarezët.

Askush më shumë se Kane nuk mund të mos e ndjej dëshpërimin e tani në fokus për sulmuesin e Bayern është Champions League. Bayern do të luajë me Real Madrid në gjysmëfinale e pa dyshim që Kane do të jetë më i motivuar se kurrë që të thyejë tersin që e ka ndjekur gjatë gjithë karrierës.

Sikur të mos i mjaftonte aventura e rreth një dekade me Tottenham dhe tek bavarezët mund të dalë duarbosh, ndaj në Champions do ketë një motiv akoma dhe më tepër se të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat