Tifozët e Tiranës të revoltuar, godasin gjyqtarët

Futboll

Tifozët e Tiranës të revoltuar, godasin gjyqtarët

Më: 28 prill 2024 Në ora: 22:03
Pamje

Tifozët e Tiranës të revoltuar, godasin gjyqtarët në përfundim të sfidës!

Derbi i kryeqytetit përfundoi me fitoren e Partizanit, pasi Maguette shënoi golin e fitores në frymën e fundit.

Në përfundim të sfidës, tifozët e Tiranës nuk kanë qenë aspak të kënaqur me vendimet e gjyqtarëve, dhe kështu inatin e tyre e kanë shfaqur mbi ta duke u hedhur gota dhe shishe plastike.

Ky padyshim është një veprim tepër i turpshëm nga ana e tifozëve bardheblu, që sigurisht pritet një ndëshkim për këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat