Marseille rikthehet te triumfi në kampionat

Futboll

Marseille rikthehet te triumfi në kampionat

Më: 28 prill 2024 Në ora: 23:07
Marseille

Marseille merr 3 pikët në javën e 31-të të Ligue 1, ndërsa fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Lens në “Velodrome”, duke u rikthyer te triumfi në kampionat.

55 sekonda lojë ishin mjaftueshëm për Aubameyang për të gjetur rrugën drejt rrjetës dhe për t’u dhënë avantazhin vendasve.

Pavarësisht tentativave që pasuan këtë gol nga të dyja skuadrat, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në minutën e 77’ falë asistit të dhuruar nga Haidara, Said barazo për ekipin e Lens.

Barazim që zgjati deri në minutën e 85’, moment në të cilin pas asistit të dhuruar nga Aubameyang, Gueye riktheu avantazhin te vendasit dhe vulosi fitoren e Marseille.

Pas këtij takimi Marseille renditet në vend të shtatë me 44 pikë, teksa Lens në vend të gjashtë me 46 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat