Futbollisti shqiptar bën heroin

Futboll

Futbollisti shqiptar bën heroin

Më: 28 prill 2024 Në ora: 23:23
Driton Camaj

Goli i shënuar nga futbollisti me origjinë shqiptare, Driton Camaj në pjesën e dytë, ia ka siguruar fitoren skuadrës elitare të Hungarisë, Kisvardas, në ndeshjen e 30-të. 

Kisvarda  mposhti MOL Fehervarin me rezultatin 1-0. 

Camaj këtë sfidë e vendosi me golin e shënuar nga penalltia në minutën e 53-të. 

Ai luajti deri në minutën e 73-të. 27-vjeçari që luan në krah dhe përfaqëson Malin e Zi, tani ka pesë gola të shënuar e dy asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat. 

Kisvarda po lufton për mbijetesë, ndërsa aktualisht është në vendin e parafundit, të 11-tin, me 28 pikë. Fehervari është i treti me 50 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat