Kryeprokurori i shtetit thotë se ka edhe ndeshje tjera që po hetohen në futbollin e Kosovës

Futboll

Kryeprokurori i shtetit thotë se ka edhe ndeshje tjera që po hetohen në futbollin e Kosovës

Më: 28 prill 2024 Në ora: 23:26
Besim Kelmendi

Kryeprokurori i shtetit, Besim Kelmendi ka dhënë detaje ekskluzive rreth kurdisjeve në futbollin e Kosovës.

“Çdo dyshim që është shpërfaqur e kemi marrë me seriozitet të madh, sidomos kur mediat kanë publikuar lajme për kurdisje, kemi filluar menjëherë me hetime ndaj ndeshjeve të caktuara.

Kohëve të fundit ka pasur edhe ndeshje që është folur se ka kurdisje”, tha për emisionin "Kampionët".

Ai tutje bëri me dije se Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive është gjithmonë syhapur rreth këtyre dyshimeve.

“Mund të konfirmojë se ne si Këshillë, jemi gjithmonë syhapur karshi këtyre shkeljeve, 24 orë jemi në ndjekje të emisioneve e ndeshjeve sportive për të gjetur shkelje e për t’i dënuar ato” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat