Lewandowski: Do të doja të kisha fituar Topin e Artë. Pretendent për këtë vit? Mbappe dhe Bellingham

Futboll

Lewandowski: Do të doja të kisha fituar Topin e Artë. Pretendent për këtë vit? Mbappe dhe Bellingham

Më: 29 prill 2024 Në ora: 08:34
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski ka ende një keqardhje, atë të faktit që nuk fitoi Topin e Artë në vitin 2020.

Sulmuesi polak e di se kishte një mundësi të madhe, me suksesin që iu mohua për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila i detyroi organizatorët të mos jepnin çmimin, i cili mes polemikave i shkoi Lionel Messi.

“Se fundmi, një mik më dërgoi disa statistika, shënova 100 gola në 85 ndeshje midis 2020 dhe 2021. Të fitoja Topin e Artë 2020? Do të ishte një gjë e mrekullueshme dhe do ta pranoja çmimin”, tha ai për “Sport Bild”.

“Ai vit ishte i jashtëzakonshëm për mua, isha në nivelin më të lartë, fituam gjithçka. Sigurisht që do të doja të mërrja Topin e Artë një ditë. Nuk jam i zemëruar apo trishtuar sepse më mungon ky trofe. Por ndjenja ime është se në një nga ato dy vitet duhet ta kisha fituar.

Kush do ta fitojë këtë vit? Është e vështirë të thuhet, sepse Kampionati Europian dhe ndeshjet e fundit vendimtare të Champions League janë ende përpara. Por për momentin, Mbappe dhe Bellingham janë lojtarët më të jashtëzakonshëm në botë për mua”, është shprehur ndër të tjera Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat