​Rapidi bën të ditur çmimin e Ermal Krasniqit

Futboll

​Rapidi bën të ditur çmimin e Ermal Krasniqit

Më: 29 prill 2024 Në ora: 10:23
Ermal Krasniqi

Rapid mund të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër në fund të këtij sezoni.

Ermal Krasniqi ka një ofertë nga Bundesliga. I transferuar nga Rapid në fillim të këtij viti, Ermal Krasniqi mund të largohet nga kjo skuadër në verë. Kosovari është shumë pranë një transferimi në Bundesligë, raportojnë mediat në Rumani.

“Rapid ka marrë një ofertë për transferimin e Krasniqit. E kemi fjalën për Ëerder Bremenin, vendin e 10-të në Bundesligë. “Rapidistët” kërkojnë për Ermal Krasniqin 3 milionë euro plus një përqindje prej 20% për një transferim të mundshëm. Të shohim nëse palët arrijnë marrëveshje” , ka thënë Horia Ivanovici, për gazetën “FANATIK”.

Krasniqi për momentin vlerësohet me 1.5 milionë euro, sipas Transfermarkt. Nëse ai largohet për në Ëerder Bremen, tarifa e transferimit prej 3 milionë euro e kërkuar nga zyrtarët e Rapid mund t'i ndihmojë ata të ndërtojnë një ekip që do të luftojë për titull sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat