​Gripshi te Suhareka? Flet trajneri Arsim Thaçi

Futboll

​Gripshi te Suhareka? Flet trajneri Arsim Thaçi

Më: 29 prill 2024 Në ora: 11:31
Nazmi Gripshi

Në derbin e fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit dhe Suharekës, ndër të tjera vëmendjen e mori edhe një detaj mjaftë interesant.

Në rrethojat e stadiumit u shfaq një fotografi e yllit të Ballkanit, Nazmi Gripshi me fanellën e Suharekës, duke ngjallur kështu spekulime se ai mund të bëjë një lëvizje befasuese tek rivali i Ballkanit në afatin kalimtar të verës.

Për këto pretendime ka folur për KP trajneri i Suharekës, Arsim Thaçi. Ai ka mohuar që skuadra të ketë nisur bisedimet për transferimin e Gripshit, edhe pse nuk e ka fshehur dëshirën që ta kishte atë në skuadrën e tij.

“Unë dhe secili trajner do të kishim dëshirë ta kishim Gripshin në ekip sepse vërtetë ka treguar cilësi të jashtëzakonshme me Ballkanin, por nganjëherë gjërat varen edhe nga lojtarit dhe rrethanave të tjera, jo vetëm prej dëshirës së trajnerit apo klubit. Kështu që ajo që është e vërtetë duhet të deklarojë se nuk besoj asnjë prej klubit tonë, as për Gripshin, por Endrit Krasniqi që ka dalë se ka filluar negociata me Suharekën, nuk ka asnjë lojtar që filluar negociata me Suharekën dhe nuk besoj që do të fillojë pa përfunduar kampionati”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, Suhareka është liderë e grupit A të Ligës së Parë me 50 pikë dhe është shumë afër titullit kampion dhe inkuadrimit në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat