Ake i bindur se City mund ta parakalojë Arsenalin

Futboll

Ake i bindur se City mund ta parakalojë Arsenalin

Më: 29 prill 2024 Në ora: 18:09
Nathan Ake

Nathan Ake është i bindur se Manchester City do të mund ta parakalojë Arsenalin në garën për titullin e Premier League.

Manchester City gjendet në vendin e dytë në tabelë me shtatëdhjetë e nëntë me pikë, një pikë më pak se Arsenal në vendin e parë, por edhe me një ndeshje më pak luajtur.

“Këtë sezon është në dorën tonë. Ky është dallimi me vitin e kaluar ku ne vareshim nga ajo që ata bënin.

Këtë vit ne nuk jemi të varur nga ajo që ata bëjnë. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë: t'i fitojmë katër ndeshje dhe edhe titullin", ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat