Vendimtar ndaj Manchester United, Muric përfshihet në formacionin e javës në Premier League

Futboll

Vendimtar ndaj Manchester United, Muric përfshihet në formacionin e javës në Premier League

Më: 29 prill 2024 Në ora: 19:02
Muric

Portieri i Kosovës, Aro Muric ishte në një ditë të mirë në ndeshjen në të cilën Burnley luajti ndaj United.

25-vjeçari bëri hiç më pak se nëntë pritje, duke marrë notën 8,6 që ishte edhe më e larta nga radhët e futbollistëve të Burnleyt.

Falë paraqitjes fantastike në Old Traford, Aro ka zënë vend në formacionin e xhiros së 35-të në Ligën Premier nga SofaScore.

Image
Tabela

Në mbrojtje janë James Tarkowski, Burn dhe Josko Gvardiol, derisa mesfusha përbëhet nga yje si Bukayo Saka, Bruno Fernandes, Kevin de Bruyne dhe Andy Robertson. Në sulm janë Noni Madueke i Chelseat, Alexander Isak i Newcastle United dhe Luiz Diaz i Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat