“Luftojmë deri në fund”, Valverde: Respekt për Bayernin, por ne jemi Reali

Futboll

“Luftojmë deri në fund”, Valverde: Respekt për Bayernin, por ne jemi Reali

Më: 29 prill 2024 Në ora: 19:32
Mesfushori i Real Madrid, Valverde

Mesfushori i Real Madrid, Valverde doli në konferencë në prag të ndeshjes së parë  gjysmëfinale të Champions League ndaj Bayern.

“Kam shumë besim te skuadra ime, duhet të respektojmë kundërshtarët me të cilët përballemi, kemi besim të plotë te lojtarët që kemi. Kemi shumë dëshirë për të bërë mirë, do të luftojmë për të fituar”.

Si do ta ndaloni Bayernin?

“Ne kemi mbrojtës të klasit botëror, të cilët kanë kaluar kohë të mira dhe të këqija, kemi lojtarë që kanë luajtur në finalet e Champions. Sulmuesit me të cilët duhet të luajmë nesër meritojnë respektin më të madh.” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat