Sanchez largohet nga Interi?

Futboll

Sanchez largohet nga Interi?

Më: 30 prill 2024 Në ora: 09:40
Alexis Sanchez

 

Sulmuesi kilian Alexis Sanchez raportohet se do të largohet nga Interi në fund të këtij sezoni.

Sanchez, i cili tashmë ka festuar titullin e kampionit me Interin, këtë verë do të ndajë rrugët me skuadrën italiane.

Eksperti për transferime Fabrizio Romano, ka bërë më dije se kiliani do të largohet nga skuadra Zikaltër në fund të këtij edicioni.

“Alexis Sanchez do të largohet nga Interi si agjent i lirë në fund të sezonit aktual”, shkruan Romano.

Reprezentuesi i Kilit thuhet se është duke u vëzhguar nga disa skuadra të njohura evropiane, por nuk përjashtohet mundësia që lojtari të vazhdojë karrierën në Amerikë ose Arabinë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat