Lewandowski refuzon ofertën saudite

Futboll

Lewandowski refuzon ofertën saudite

Më: 30 prill 2024 Në ora: 09:56
Robert Lewandowski

Vetëm 1 vit te Barcelona dhe ka arritur të fitojë 2 trofe. “Bomberi” polak, Robert Lewandowski po kalon një moment fantastik te “Katalanasit” dhe ditën e sotme ka refuzuar një tjetër ofertë “arabe”, teksa nuk e mendon aspak largimin nga “gjigantët” spanjoll, të futbollit.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, sulmuesi polak ka marrë sërish një ofertë “stratosferike” nga Arabia Saudite, por sërish “veterani” polak i sulmit e ka refuzuar ofertën dhe nuk ka në plan të largohet nga “blaugranat” para përfundimit të kontratës së tij, e cila skadon më 30 qershor të vitit 2026.

Ndërkaq, kutjojmë se në sezonin e parë te Barcelona, Lewandowski ka arritur të çoj topin plot 33 herë, si dhe të asistojë shokët e tij në 8 raste, në 46 përballjet e zhvilluara në të gjitha kompeticionet ku spanjollët ishin pjesëmarrës.

Ndërsa këtë sezon ka arritur të shënojë plot 23 gola dhe të regjistrojë 9 asistime, në 44 sfida. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat