Kalendar “ferri” për Dinamon, Skënderbeun dhe Tiranën

Futboll

Kalendar “ferri” për Dinamon, Skënderbeun dhe Tiranën

Më: 30 prill 2024 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Jemi vetëm 3 javë larg fundit të kampionatit dhe tashmë disa verdikte sa i takon Superiores janë mësuar. Kështu Egnatia vazhdon e sigurtë kryesimin, teksa ndiqet nga Vllaznia dhe Partizani. Këto dy të fundit do të bëjnë mes tyre llogaritë për vendin e dytë.

Ndërkohë një garë e ashpër do të bëhet deri në fund për biletën e fundit të “Final – Four”. Janë 3 ekipe që do të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për vendin e 4-të që të siguron automatikisht edhe “Final – Four” dhe mundësinë për të tentuar titullin dhe për të kapur europën.

Dinamo dhe Skënderbeu aktualisht kanë nga 47 pikë, teksa Tirana pas humbjes në derbi humb terren dhe ndodhet me 46 pikë në vendin e 6-të në kampionat. Të 3 ekipet kërkojnë me ngulm vendin e 4-të, teksa shpresojnë te ndalesa e rivalëve.

 Kështu kalendari është “malor” për të 3-ja skuadrat që thuajse duelojnë me 3 ekipet e kreut.  Dinamo fillimisht do të luajë në transfertë me Vllazninë, më pas pret Egnatian dhe mbyll kampionatin me sfidën ndaj Teutës po në transfertë.

Ndërkohë Skënderbeu misionin për “Final – Four” e nis nga dueli me Partizani në kryeqytet, më pas pret Laçin në shtëpi dhe udhëton në Shkodër për të sfiduar Vllazninë, ndërsa nga krahu tjetër Tirana e nis nga transferta me Laçin për të vazhduar më pas me Vllazninë në Klasiken e Shqipërisë që do të luhet në kryeqytet dhe e mbyll me Egnatian në Rrogozhinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat