Shtypi në Europe “sytë” vetëm për Bayern - Real

Futboll

Shtypi në Europe “sytë” vetëm për Bayern - Real

Më: 30 prill 2024 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Dueli i vitit mes Bayernit dhe Realit ka zënë sot vend në një pjesë të madhe të faqeve të para të gazetave spanjolle, gjermane dhe angleze.

Kështu në Spanjë e përditshmja madrilene “Marca”, hapej me titullin “Ferri është Madridi”. Ndërsa “AS” ka zgjedhur një titull disi më neutral, “Klasikja e Europës”.

Të përditshmet britanike janë fokusuar më tepër në duelin mes Herri Kejnit dhe Xhud Belinghamit.

Më i miri nga armiqtë. Kejn dhe Belingham përgatiten për të braktisur për një natë vllazërinë dhe të nisin betejën për Champions League”, shkruan “The Guardian”. Edhe “Daily Mail” i është referuar sfidën mes dy anglezëve duke cituar Kejnin, “Hej Xhud, po vijmë!”.

Për “The Sun” ndeshje e sotme është njëra prej atyre që nuk duhet të humbur dhe e kanë prezantuar me një baner si ato të mbrëmjeve “Oscar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat