Tirana me mungesa

Futboll

Tirana me mungesa

Më: 30 prill 2024 Në ora: 12:04
Tirana

Tirana u mposht nga Partizani në derbi, me demat që triumfuan 2-1. Një humbje që “dhemb” për bardheblutë pasi vjen ng rivali i përjetshëm i tyre. Por kryeqytetasit nuk kanë kohë për të “qarë”, pasi duhet të kthejnë menjëherë fokusin te dueli i radhës.

Një ndeshje mjaft e vështirë në kalendar, me ekipin e Erbim Fagut që do të udhëtojë në një transfertë shumë delikate siç është ajo e Laçit. Këashtu ditën e shtunë në orën 16:00 Laçi dhe Tirana do të përplasin “brirët” mes tyre në kuadër t ëjavës së 34-të.

Fitorja është e vetmja rrugë për të shpresuar deri në fund në një vend në “Final – Four’;, pasi gara është shumë e fortë. Nuk do tq jetë aspak e lehtë, pasi Fagu do të ketë mungesa në këtë transfertë. Fjoard Jonuzi nuk od të japë kontributin e tij në këtë sfidë për shkak se është i epzulluar.

Mesfushori në derbi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në derbi duke dalë kështu mne karton të kuq në minutën e 88-të të sfidës. Fagu duhet të bëjë llogaritë për të, ndërsa duhet të gjejë edhe zëvendësuesin e tij.

Kujtojmë se aktualisht Tirana ndodhet në vendin e 6-të me 46 pikë, 1 më pak se Skënderbeu dhe Dinamo që ndodhen përkatësisht në vendin e 5-të dhe të 4-të.  Superiorja është vetëm 3 ndeshje larg fundit të sezonit dhe lufta për top-4 është shumë e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat