Milani insiston për Motta-n, trajneri me afër Juvës

Futboll

Milani insiston për Motta-n, trajneri me afër Juvës

Më: 30 prill 2024 Në ora: 12:51
Thiago Motta.

AC Milan raportohet se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Thiago Motta.

Strategu brazilian po bën një sezon të madh në Serie A me Bologna-n.

‘Rossonerët’ tashmë janë në kërkim të pasuesit të Stefano Piolit, i cili në fund të këtij sezoni do të largohet nga ‘San Siro’.

Sipas medieve italiane, Milani është duke bërë çmos që Motta ta sjellë në krye të bankinës së skuadrës së tyre.

Megjithatë, Juventusi thuhet se është më afër teknikut brazilian.

“Milan thuhet se është shumë i interesuar për Thiago Motta, por nga ajo që dimë, Juventus është përpara”, shkruajnë mediet italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat