Finalja e parakohshme

Futboll

Finalja e parakohshme

Më: 30 prill 2024 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Champions League nis këtë të martë në 21:00 me ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Në "Allianz Arena" të Munichut, Bayerni pret Real Madridin për një ndeshje që mund të ishte edhe finalja e këtij sezoni, për historinë e klubeve dhe rivalitetin mes tyre.

Pasi kaluan Manchester Cityn, kampionen në fuqi të Champions League, Real do kërkojë të bëjë mirë edhe në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve, për t'i dhënë vetes epërsi në sfidën e kthimit që luhet në "Bernabeu" një javë më vonë.

Dueli mes dy skuadrave është historik, pasi në Champions League dyshja është përballur 26 herë, me 12 nga fitoret që kanë qenë për gjermanët.

11 suksese për Real Madrid dhe tre sfida që janë ndarë në barazim.

Ndërkohë, sa i takon shtatë ndeshjeve të fundit mes tyre, Real Madrid ka fituar gjashtë herë, një ndeshje ka dalë në barazim dhe Bayern Munich nuk ka fituar asnjë, duke dashur që sot të thyej këtë ecuri negative përballë "Galaktikëve" në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat