Matthaus: Reali ishte me fat

Futboll

Matthaus: Reali ishte me fat

Më: 30 prill 2024 Në ora: 13:28
Matthaus

Dy gjigantët evropian, Bayern Munich dhe Real Madrid do të përballen sonte në ‘Alianz Arena’ në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Ballafaqimi mes ‘Bavarezëve’ dhe madrilenëve, konsiderohet nga një duelet më të mëdha të këtij sezoni në elitën e futbollit evropian.

Legjenda gjermane, Lothar Matthaus duke folur për mediet në Gjermani, ka favorizuar Bayern-in.

Sipas Matthaus Reali ishte me fat që fitojë kundër Manchester Cityt.

“Bayerni është paksa i favorizuar ndaj Real Madridit”, ka thënë Matthaus.

“Arsyeja? Reali ishte me fat që kaloi kundër Manchester Cityt. Kam dëgjuar se disponimi në dhomën e zhveshjes së Bayernit është më i mirë se sa ka qenë për një kohë të gjatë”, ka pohuar ikona e futbollit gjerman.

Ndeshja mes Bayernit dhe Realit fillon në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat