Ramon Kalderon: Bajerni gjithmonë i vështirë për tu eliminuar

Futboll

Ramon Kalderon: Bajerni gjithmonë i vështirë për tu eliminuar

Më: 30 prill 2024 Në ora: 13:52
Ramon Kalderon

Ish-presidenti i Real Madrid, Ramon Kalderon, ka dhënë një intervistë për mediat gjermane ku ka komentuar takimin e sotëm si dhe lidhjet e forta mes dy klubeve.

“Sigurisht Bajern-Real është një ndeshje e madhe. Ata janë rivalët tanë të mëdhenj pasi gjithmonë kanë qenë të vështirë për t’i eliminuar. Për momentin nuk gëzojnë formë të mirë, por mendoj se do të jetë e vështirë që të ndeshemi me një ekip me kaq shumë traditë”, tha Ramon Kalderon.

Sa i përket situatës në kampin spanjoll, ish-numri një i Realit komentoi me nota pozitive.

“Reali është një ekip shumë i mirë pasi ka bashkuar eksperiencën me talentet e reja.

Ata janë të binudr se mund të fitojnë titullin e 15-të në Ligën e Kampioneve”, u përgjigj Kalderon.

Në fund Kalderon u pyet se me cilin prej drejtuesve të Bajernit ndër vite kishte ndërtuar marrëdhënie të mira. “Uli Hënesin nuk e njoh mirë dhe nuk mund të them shumë. Me Rumenigen kam tjetër lidhje pasi e njoh dhe kam respekt për mënyrën se si ka menaxhuar ekipin gjithashtu e pëlqeja edhe si futbollist.

Ndërsa lidhjen më të fortë e kisha me Franc Bekenbauerin, i cili ka qenë një lojtar i madh, por edhe një president fantastik. Shpesh herë jemi takuar edhe në shtëpinë e tij që kishte në malet e Bavarisë ku kalonim kohë duke bërë ski”, tha Kalderon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat