Bylis - Elbasani luhet më 9 maj

Futboll

Bylis - Elbasani luhet më 9 maj

Më: 30 prill 2024 Në ora: 14:13
Pamje nga një ndeshje

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar edhe kalendarin e dy javëve të fundit në Kategorinë e Parë. Java e 32-të do të luhet më datë 4 maj në orën 16:00.

Ndërsa java e 33-të do të zhvillohet më datë 8 dhe 9 maj. Pesë takime do të luhen të mërkurën më datë 8 maj në orën 16:00, ndërsa sfida Bylis – Elbasani do të zhvillohet të enjten më datë 9 maj në 16:00.

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet Superiore”.

Skuadrat e renditura në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë do të luajnë ndeshje play-off për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e tetë të Abissnet Superiore sipas skemës së mëposhtme:

Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin e skuadrës së renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm. Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale.

Pas 3 fazave skuadrat e renditura në vendin e 11-tё dhe 12-tё zbresin në Kategorinë e Dytë.

Skuadrat e renditura në vendin e 9-të dhe 10-të do të luajnë ndeshje finale play-out me skuadrat fituese të play off të Kategorisë së Dytё Grupi A&B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat