Kimmich flet për madrilenët

Futboll

Kimmich flet për madrilenët

Më: 30 prill 2024 Në ora: 14:30
Kimmich

Real Madridi është kritikuar së tepërmi për shkak të performancës së zhviluar kundër Manchester City, megjithatë në fund ajo që vlen është rezultati dhe madrilenët e gjejnë sot veten në gjysmëfinalen e Champions League kundër Bayern Munchen. Rodri tha pas çerekfinales kundër madrilenëve se Reali ishte shumë me fat, por në të njëjtin mendim nuk është Kimmich.

Rodri tha se Real Madrid ishte me fat? Ajo që po bën Real Madrid në Champions League, nuk është punë fati.

Është diçka tjetër, ata e dinë sesi të shënojnë dhe të fitojnë deri në fund. Real Madridi është një ekip me shumë eksperiencë dhe me shumë kualitete.

Ata nuk janë gjithmonë ekipi më i mirë, kundër Leipzig dhe kundër City, por kanë më shumë kualitet sepse besojnë në fuqitë e tyre dhe të vetja e tyre”, tha Kimmich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat