FC Kosova Dusseldorf në presion të DjK Sparta Bilk

Futboll

FC Kosova Dusseldorf në presion të DjK Sparta Bilk

Nga: K.Goca Më: 30 prill 2024 Në ora: 16:07
Pamje nga ndeshja Viktoria - Kosova Dusseldorf

Po zhvillohet luftë e ashpër për kreun e tabelës mes FC Kosova Dusseldorfit dhe Eller 04.

Cila do skuadër që do të gabojë, vështirë se do ta riparojë gabimin në javët e mbetura të kampionatit.

FC Kosova Dusseldorf është para sfidës së madhe mbase edhe në presion të skuadrës DjK Sparta Bilk.

Megjithatë kuqezinjtë janë favorit dhe pretendojnë tre pikë, në luftë për hyrjen në Landesliga! 

Nesër luhet java e 30-të e Bezirksliga.

Kosova kryeson me 74 pikë e ka dy më shumë se Eller 04 dhe Sparta është në vend të pestë me 50 pikë. 

“Nesër me fillim nga ora 15:00 klubi ynë zhvillon ndeshjen e radhës

Si kundërshtarë kemi një nga ekipet më në formë të momentit DjK Sparta Bilk.

Ekipi ynë pret në shtëpi kundërshtarët nga Sparta Bilk në një ndeshje që premton shumë e për ne mund të vlerësohet njëra nga ndeshjet më të rëndësishme deri më tani

Ne ju presim juve ta përkrahni klubin tonë të zemres si gjithmonë 

Me fillim nga ora 15:00 në Am Wald 130,40599 Düsseldorf”, njofton FC Kosova Dusseldorf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat