Bekim Balaj gjen golin e parë

Futboll

Bekim Balaj gjen golin e parë

Më: 30 prill 2024 Në ora: 16:13
Bekim Balaj

3 javë nga fundi i sezonit të rregullt, ka edhe një front ku lufta edhe pse vazhdon e fortë, duket i vështirë për tu përmbysur. Bëhet fjalë për Këpucën e Artë të kampionatit, kryegolashënuesin e 36 javëve ku favoriti absolut është Bekim Balaj.

Sulmuesi i Vllaznisë 3 ndeshje para fundit, është në kuotën e 17 finalizimeve, dhe ndër ndjekësit e tij më të afërt, edhe pse rreziku nuk mungon, duket e vështirë ose më saktë do të duhej një mrekulli për ti marrë kryesimin e klasifikimit virtual.

Menjëherë pas shkodranit në listë qëndron Kristal Abazaj, me futbollistin bardheblu që ndodhet në kuotën e 10 golave sezonal, dhe në 3 javë të mbetura duket e vështirë për të mos thënë e pamundur që të ketë një përmbysje, të paktën duke i besuar dhe progresionit të mesatares të shënimit në këtë kampionat, me Abazajn që i duhet që në 3 takime të shënojë më shumë se 7 gola, dhe në të njëjtën kohë që Balaj të ndalet për të marrë këtë kryesim.

Vlen të kujtohet se të dy lojtarët janë dhe ata që kanë shënuar më shumë gola me penallti në këtë kampionat, ku kryeson Balaj që nga 17 finalizime plot 9 i ka shënuar nga dueli i 11 metrave, teksa Abazaj ka shënuar 4 gola me penallti.

Në zonën e sipërme të kreut të klasifikimit të golashënuesve spikasin shumë emra që nuk janë më pjesë e kampionatit, si Florent Hasani apo Franklin Anhanou i Skënderbeut, tashmë të larguar në merkato apo dhe i ndjeri Dwamena, ndërkohë që një rendimet të kënaqshëm falë të cilit mund ti hedhin një sy kësaj gare janë Bintsouka i Partizanit dhe Kacorri i Dinamos, të dy në kuotën e 9 finalizimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat