Shifrat tregojnë një përballje titanësh

Futboll

Shifrat tregojnë një përballje titanësh

Më: 30 prill 2024 Në ora: 16:17
Tuchel e Ancelotti

Gjysmëfinalja e parë e Champions League është një sfidë e vërtetë mes gjigantëve evropianë. Bayerni i Tuchel pret Realin e Madridit të Ancelottit, i cili eliminoi Sitin e Guardiolës, kampionin në fuqi, pas një çerekfinaleje që u mbyll me penallti. 

Suksesi ndaj anglezëve tani i jep madrilenëve skeptrin e ekipit favorit për fitoren përfundimtare, por rruga që të çon në Ëembley është ende plot me rreziqe. Bayerni dërgoi Arsenalin në shtëpi në çerekfinale, duke e mbajtur portën të mbyllur për herë të tretë radhazi në Evropë. Humbja e vetme në Champions League mbetet ajo e pësuar nga Lazio në ndeshjen e parë të 1/16-tës (0-1 në Olimpico), ndërsa Reali mund të mburret me një rekord sezonal të pamposhtur në Evropë me 7 fitore dhe 3 barazime.

Megjithatë, Bajerni është më mirë në disa mënyra të tjera. Në 10 ndeshjet e luajtura deri më tani në Champions League, gjermanët kanë pësuar vetëm 2 gola në pjesën e parë por pa u mundur në këto 45 minuta.

Ndërsa Reali, ndonëse dominues në 90 minuta, e ka humbur një pjesë të parë ndaj Union Berlin, por që më pas e përmbysi ndeshjen në pjesën e dytë. Por edhe në kampionatet respektive, situata është krejt e ndryshme.

Bavarezët kanë tre fitore radhazi në Bundesligë dhe janë të dytët në renditjen e kampionatit gjerman me 69 pikë në 31 ndeshje dhe me sulmin më të mirë (89 gola të shënuar).

Por edhe madrilenët kanë fituar gjashtë ndeshjet e fundit të La Ligës dhe kryesojnë renditjen me 84 pikë pas 33 ndeshjesh, me mbrojtjen që ka pësuar më pak gola, 22 dhe me sulmin më produktiv me 71 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat