Dortmundi në prag të përballjes me francezët

Futboll

Dortmundi në prag të përballjes me francezët

Më: 30 prill 2024 Në ora: 17:15
Edin Terziç

Borusia Dortmund ka një përballje tepër të rëndësishme ditën e nesërmen përballë francezëve të PSG-së, ndeshje e vlefshme për raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve.

Në prag sfide me parisienët, trajneri i gjermanëve ka dalë në një konferencë për mediat, ku është pyetur në lidhje me pritshmëritë e përballjes e së mërkurës:

“Të ndalosh Parisin nuk është e lehtë. Mendoj se çdo kundërshtar synon të ndalojë Kilian Mbapen, por kjo nuk funksionon gjithmonë.

Ne duhet të përgatitemi për gjithçka. E mira është se tashmë kemi përjetuar shumë. Ne erdhëm në këtë fazë duke kaluar disa kundërshtarë të vështirë, por ne duhet të kemi besim në forcën tonë.

“Në fazën e grupeve, ne zhvilluam një lojë shumë të ndryshme kundër Parisit në stadiumin tonë. Ishte një ndeshje shumë e hapur në të cilën ishim pak më afër fitores.

Parisi aktualisht është në kulmin e tyre dhe ne duhet të tregojmë të njëjtën performancë që treguam në atë kohë, ne jemi të sigurt se do të tregojmë se jemi përmirësuar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat