Roma gati për Bayerin

Futboll

Roma gati për Bayerin

Më: 30 prill 2024 Në ora: 17:23
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku dhe Chris Smalling do të jenë gati për ndeshjen e së enjtes në gjysmëfinalen e parë të Europa League përballë Bayer Leverkusenit. Daniele De Rossi i ka pasur të dy lojtarët nën urdhrat e tij në seancën stërvitore të kësaj të marte (morën ngarkesë të plotë).

Sulmuesi belg dhe mbrojtësi britanik kishin shfaqur probleme fizike në ditët e fundit, por duket se të dy do të jenë të gatshëm për takimin me gjermanët në sfidën që do të luhet të të enjten, në orën 21:00, në “Olimpico”.

Lukaku këtë edicion ka shënuar 19 gola e ka dhënë 4 asiste në të gjitha kompeticionet. Ai synon që me Romën të marrë trofeun e Europa League-s. Nuk do të jetë një mision i lehtë, për shkak se përballë është skuadra e vetme në 5 ligat kryesore që nuk ka pësuar ende humbje që nga nisja e sezonit në gushtin e vitit të shkuar.

Roma duhet të menaxhojë energjitë edhe për sfidat në kampionat, ku po i rrezikohet vendi i pestë, pasi ka grumbulluar 59 pikë, 2 më pak se Atalanta, që ka një ndeshje më pak.

Skuadra kryeqytetase ka ndryshuar fytyrë që pas emërimit të Daniele De Rossit, i cili shpreson që ta mbyllë sezonin me trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat