Xavi dhe Barcelona: Situata ka ndryshuar

Futboll

Xavi dhe Barcelona: Situata ka ndryshuar

Më: 30 prill 2024 Në ora: 17:49
Laporta e Xavi

Xavi Hernandez ka bërë një kthesë totale në krahasim me njoftimin e tij në fillim të vitit kur shpjegoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit.

Trajneri katalanas foli për këtë për DAZN, duke nënvizuar se si gjërat kanë ndryshuar që atëherë

"Jam shumë mirë. Në janar u ndjeva përgjegjës për atë që po ndodhte.

Por tani situata ka ndryshuar dhe kjo është arsyeja pse fola me presidentin. Barça është shumë emocionuese.

Katalanasit janë të tillë. Ndonjëherë na shkon mirë dhe ndonjëherë shkatërrojmë gjithçka. Ndjeva mbështetjen e klubit, Decos dhe lojtarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat