Bashkimi bën hapin e madh

Futboll

Bashkimi bën hapin e madh

Më: 30 prill 2024 Në ora: 17:52
Bashkimi 

KF Bashkimi nga Jabollçishti i Velesit po hapëron sigurt drejt Ligës së Tretë- Grupi i Jugut.

Ata në ndeshjen e fundit kampionale të javës së 16-të të Ligës komunale të Velesit deklasuan Çashkën me rezultat 0-4.

Tre gola për Bashkimin i shënoi Albin Jashari  (golashënues më i mirë me 22 gola) kurse një gol e realizoi Zani Ahmedov.

Bashkimi është në kërkim të titullit të parë që nga themelimi para 20 viteve. Hap të madh drejt suksesit historik bëri fundjavën që kaloi, kur deklasuan Çashkën.

Skuadra shqiptare po shfaqet e bashkuar, ndërsa edhe përkrahjen e tifozëve e ka të madhe. Kjo në fakt mund të jetë kyçe në garën për titull të kampionit.

Në këtë takim Bashkimi luajti me fanella të reja, të donuara nga dr. Nafi Durmishi.

Në fakt, mjeku i njohur dhe dashamirësi i futbollit, i kishte dhuruar klubit 27 palë komplete (uniformë sportive).

“Jemi në rrugë të mirë që për herë të parë pas themelimit 20 vjeçar të ngjitemi në Ligën e Tretë, pa balotazh.

Do të ishte një sukses i madh për shqiptarët e kësaj ane.

Njëherësh shfrytëzojë rastin të falënderojë dr. Nafi Durmishin për donacionin që ia bëri klubit tonë, ndërsa gjithashtu falënderojmë edhe mërgimtarët për përkrahjen e deritashme”, është shprehur Mustafa Jahja, kryetar i Bashkimit nga Jabollçishti.

Pas javës së 16-të, Bashkimi kryeson renditjen me 43 pikë, pesë më shumë se Babuna, kur kanë mbetur edhe katër javë deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat