Shkëndija pretendon tre pikë

Futboll

Shkëndija pretendon tre pikë

Më: 30 prill 2024 Në ora: 18:02
Shkëndija

Mesjava sjell ndeshjet e xhiros së 30-të dhe Shkëndija në Tetovë presin AP Brera nga Strumica. 

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë do të jetë aktive në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 30-të, para sprintit final dhe tre xhirove të fundit kur do të vendoset gara për titullin e kampionit.

Shkëndija me negativë prej 3 pikëve hyn në këto duele deçizive dhe para fundjavës shumë të rëndësishme të mërkurën në Tetovë përballemi me AP Brera nga Strumica.

"Duel tejet i rëndësishëm për ecurinë e kuqezinjëve që në tre ndeshjet e fundit si vendas janë shprehur shumë mirë duke sjellë fitore me goleada (Bregallnica 4:1, Sileksi 6:1 dhe Gostivari 4:1). 

AP Brera në Tetovë vjen pas fitores 2:0 të dielën ndaj Vardarit. Pas 29 xhirove AP Brera mban pozitën e 6 në renditje me 37 pikë të tubuara.

Dy ndeshjet e para të këtij sezoni ndërmjet këtyre dy skuadrave janë mbyllur me barazime (1:1 në Tetovë dhe 0:0 në Turnovë të Strumicës). 

Ronaldo Webster për shkak të një lëndimi më të lehtë do të jetë jashta kombinimit për duelin me AP Brera-n. Ndërkohë në dyshim mbeten Ennur Totre, Reshat Ramadani dhe Zija Merxhani. Të tre kanë ndjerë disa shqetësime në seancën e fundit stërvitore dhe para fillimit të ndeshjes stafi teknik në koordinim me ekipin mjekësor do të vendos për aktivizimin eventual të tyre", njofton FC Shkëndija.

Dueli Shkëndija-AP Brera është në program të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat