FFK-ja suspendon disa futbolliste që u grushtuan mes vete

Futboll

FFK-ja suspendon disa futbolliste që u grushtuan mes vete

Më: 30 prill 2024 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Në ndeshjen e xhiros së 19-të të Ligës  së Parë të Kosovës  në futboll, Vizioni – Feronikeli, ka ardhur deri te një rrahje mes futbollisteve.

Me këtë incident të martën u mor Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i FFK-së.

Lojtarja e Vizionit, Teuta Mehmeti, është pezulluar pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës “pasi në minutën e 87-të pas një ndërhyrje në lojtaren kundërshtare pasoi sulmi fizik (kapje për fanelle dhe goditje grusht), ku gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq direkt”.

Sipas vendimit, Jehona Zeka e Gulgun Jillta, po ashtu lojtare të Vizionit, kanë filluar përleshjen dhe t’i godasin lojtaret e Feronikelit dhe janë ndëshkuar po ashtu direkt me të kuq. Edhe këto dyja janë pezulluar.

Për arsye të njëjtë me karton të kuq ishin ndëshkuar edhe Diana Xharrahu e Edona Gecaj të Feronikelit, që tashmë janë pezulluar.

Është pezulluar për sulm ndaj lojtares kundërshtare edhe Besjana  Berisha e Vizionit, që madje ishte e dënuar edhe për atë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat