Silva njofton largimin

Futboll

Silva njofton largimin

Më: 30 prill 2024 Në ora: 18:41
Tiago Silva

Tiago Silva do të largohet nga Chelsea  në fund të sezonit.

39-vjeçari, iu bashkua skuadrës së Premier Ligës me parametër zero nga PSG në gusht 2020 dhe ka bërë 151 paraqitje, duke fituar Ligën e Kampioneve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Europës.

Mbrojtësi brazilian u zëvendësua në minutën e 90-të gjatë barazimit 2-2 të Chelseat me Aston Vilën të shtunën e kaluar me një dëmtim në ijë, duke rritur mundësinë që kjo të ishte paraqitja e tij e fundit për klubin.

Në një mesazh emocionues për tifozët, Silva tha se shpresonte të kthehej në klub në një rol tjetër së shpejti: “Chelsea do të thotë shumë për mua. Unë erdha këtu me qëllimin që të qëndroj vetëm për një vit dhe përfundoi duke qenë 4 vite, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time.

Djemtë e mi luajnë për Çelsin kështu që është një burim krenarie e madhe të jesh pjesë e familjes Çelsi.

Shpresoj që ata të mund të vazhdojnë karrierën e tyre këtu në këtë klub fitimtar ku shumë lojtarë dëshirojnë të jenë pjesë.

Unë mendoj se në gjithçka që kam bërë këtu gjatë 4 viteve, kam dhënë gjithmonë gjithçka. Por, për fat të keq, çdo gjë ka një fillim, një mes dhe një fund. Kjo nuk do të thotë se ky është një fund përfundimtar. Shpresoj ta lë derën të hapur që në të ardhmen e afërt të mund të kthehem, edhe pse në një rol tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat