Ramos: Jemi gati!

Futboll

Ramos: Jemi gati!

Më: 30 prill 2024 Në ora: 18:47
Ramos

PSG-ja ka një ndeshje shumë të rëndësishme që mund të përcaktojë fatet e sezonit kundër Dortmundit, takim i vlefshëm për raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve.

Në prag të përballjes, sulmuesi i parisienëve Gonçalo Ramos dha një intervistë për mediat ku u shpreh tepër i qetë dhe i bindur se ekipi i tij do të kalojë në finale:

“Ne e njohim mirë këtë stadium, është i veçantë dhe i vështirë për skuadrat vizitore.

Por një skuadër si ne duhet të jetë gati të luajë në një stadium si ky nëse duam të shkojmë më tej!

Ne jemi më shumë ekip sesa gjatë takimit të fundit të palëve. Kemi pasur më shumë kohë të njihemi. Jemi një familje! Kësaj radhe kemi edhe një ekip të plotë.

Ne kemi luajtur tashmë dy herë kundër tyre, i njohim mirë. Ne u besojmë cilësive tona… jemi të qetë dhe të sigurt. Po bëjmë një punë shumë të mirë këtë sezon. Jemi gati!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat