Spektakël mes Bayernit e Realit por pa fitues

Futboll

Spektakël mes Bayernit e Realit por pa fitues

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 prill 2024 Në ora: 20:53 Përditësuar në ora: 22:49 më 30.04.2024
Pamje nga ndeshja

Dramë në Munih, nuk ka fitues! Vinicius shënoi dy gola

Përballja e gjigantëve, Bayern Munih – Real Madrid, ka përfunduar baras (2:2), në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League në futboll.

Atmosferë drithëruese në “Allianz – Arena” në Munih, mbi 75 mijë shikues, panë lojë të hapur dhe gjithsej 4 gola. 

Bayerni - Reali 2:2

Stadiumi "Allian Arena" në Munih. 

Shikues: 75.000.

C. Turpin (Franca). 

Shënues: Sane (53') e Kane (57' - nga penalltia) - Vinicius Junior (24' e 83' nga penalltia).

Kartona të verdhë: Mazraoui, Kim Min-Jae - Kroos, Lucas.

Bayerni: Neuer, Kimmich, M.-J. Kim, Dier, Mazraoui, Laimer, Goretzka, L. Sane )Davies 87'), Muller (Gnabry 80'), Musiala dhe Kane.

Real Madrid: Lunin, Vazquez, Rudiger, Nacho (Camavinga 65'), Mendy, Tchouameni, Kroos (Diaz 76'), Fede Valverde, Bellingham (Modriç 76'), Rodrygo (Joselu 87') dhe Vinicius Junior.

Ndeshje me kthesa në rezultat, ndërsa një Bayern që shkëlqeu por që nuk e fitoi sfidën ndaj madrilenëve. 

Në minutën e parë, Leroy Sane pati rast ideal por nuk e mposhti portierin e Realit.

Mbrojtja e Bayernit sikur në gjumë, Toni Kroos e gjen për mrekulli Vinicius Junior dhe ky me gjakftohtësi e mposhti portierin e Bayernit, 0:1 në minutën e 24-të.

Harry Kane në minutën e 42-të nga goditja e lirë rreth 20-21 metra, i pafat, goditja e tij për disa centimetra shkoi jashtë shtyllës së djathtë.

Në minutën e 51-të, Kroos goditi bukur por portieri i Bayernit, Neuer, e shpëton portën e tij.

Pjesa e dytë dhe shpërthimi i Bayernit, duke përmbysur rezultatin e rivalit.

Në minutën e 53-të, Sane barazoi rezultatin 1:1. Leroy Sane depërtoi bukur në 16-sh e me goditje të fortë e mposhti portierin e Realit.

Në minutën e 56-të, Lucas Vazquez shkaktoi penallti. Harry Kane shënoi nga penalltia, 2:1 në minutën e 57-të.

Fat për Realin në minutën e 66-të. Harry Kane goditi nga afërsia dhe topi devijohet nga Rudiger, duke shpëtuar gol të sigurt. 

Në minutën e 79-të, Vinicius Junior nga afërsia e nga këndi i vështirë goditi por Neuer e dëbon topin në korne. 

Në minutën e 82-të, Kim Min-Jae e ndali Rodrygon dhe gjyqtari francez Turpin gjykoi penallti.

Vinicius Junior (83’) i pagabueshëm nga penalltia, 2:2.

Ndeshja e kthimit do të luhet në “Santiago Bernabeu” në Madrid, ku pritet ndeshje e zjarrtë në luftë për të prekur finalen e madhe.

Baras

(E plotësuar) - Përfundoi ndeshja.

89' Ndeshje drejt fundit.

83' Barazohet rezultati 2:2, Vinicius Junior shënon nga penalltia.

82' Bayerni shkakton penallti.

79' Ndeshja po shkon drejt fundit. Vinicius Junior nga afërsia e nga këndi i vështirë godet por Neuer e dëbon topin në korne. 

76' Modriç futet në lojë.

73' Reali orvatet që tël barazojë.

Bayerni - Reali 2:2

Stadiumi "Allian Arena" në Munih. 

Shikues: 75.000.

C. Turpin (Franca). 

Shënues: Sane (53') e Kane (57' - nga penalltia) - Vinicius Junior (24' e 83' nga penalltia).

Kartona të verdhë: Mazraoui, Kim Min-Jae - Kroos, Lucas.

Bayerni: Neuer, Kimmich, M.-J. Kim, Dier, Mazraoui, Laimer, Goretzka, L. Sane )Davies 87'), Muller (Gnabry 80'), Musiala dhe Kane.

Real Madrid: Lunin, Vazquez, Rudiger, Nacho (Camavinga 65'), Mendy, Tchouameni, Kroos (Diaz 76'), Fede Valverde, Bellingham (Modriç 76'), Rodrygo (Joselu 87') dhe Vinicius Junior.

69' Ndeshje e hapur, një Bayern brilant.

66' Fat i madh për Realin, Harry Kane godet nga afërsia dhe devijohet nga Rudiger, duke shpëtuar gol të sigurt.

 64' Kroos ndëshkohet me karton të verdhë.

62' Bayerni po sulmon me të gjitha forcat.

60' Ndeshje e fortë.57' Harry Kane shënoi nga penalltia për 2:1.

56' Penallti për Bayernin. Lucas Vazquez e pengoi lojtarin e Bayernit,.

53' Sane barazon rezultatin 1:1. Sane depërtoi bukur në 16-sh e me goditje të fortë, mposhti portierin e Realit.51' Reali shumë i rrezikshëm, Kroos godet bukur por Neuer e shpëton portën e tij.

49' Bayerni synon të barazojë rezultatin.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

44' Lojë e fortë.

42' Harry Kane nga goditja e lirë rreth 20-21 metra, i pafat, goditja e tij për disa centimetra shkoi jashtë shtyllës së djathtë.

41' Lojë e mirë.37' Bayerni shpërdoroi disa raste në minutat e parë..

35' Reali po tenton edhe një gol.

30' Reali i rrezikshëm.28' Bayerni në presion.

24' Rasti i parë, goli i parë për Realin, 0;1  Mbrojtja e Bayernit sikur në gjumë, Toni Kroos e gjen për mrekulli Vinicius Junior dhe ky me gjakftohtësi e mposhti portierin e Bayernit, Neuer, 0:1.

22' Bayerni kërkon golin.

]19' Ende pa gola.15' Bayerni po dominon pa probëem deri me tash.

12' Reali në krizë të lojës.

9' Harry Kane nga gjysma e fushës gati sa e parabolloj portierin e Realit, Lunin.  

8' Bayerni nuk e ndal ofensivën.

6' Bayerni po bën presion. Kane godet por portieri i Realit ndal gjuajtjen e tij.3' Lojë e hapur,

1' Fillon ndeshja e madhe. Sane pati rast ideal por nuk e mposhti portierin e Realit.

Futbollistët dalin në fushë.

Gjithçka gati.

Ballafaqimi i parë i gjysmëfinales së Champions League, do të luhet në stadiumin “Allianz Arena” në Munih.

Ancelotti bën zyrtare rreshtimin e tij ndaj Bayernit

Mbrëmja e sotme rezervon një nga takimet më elitare në rang klubesh, aty ku Bayern Mynih dhe Real Madrid do “përplasin brirët” në mitikun e “Allianz Arena”.

Një ndeshje jo rrallë herë e shikuar në kompeticionin më të madh europian për klube. 2 skuadrat vijnë nga sezone komplet të ndryshme. Real Madrid eliminoi Mançester Sitin në raundin çerekfinal për të ardhur deri këtu, dhe për momentin mund të themi që e kanë siguruar edhe titullin kampion në La Liga për këtë vit. Bajern Mynih po kalon një makth të vertetë.

Kishte vite që klubi gjerman nuk ka qenë në një formë kaq të dobët, ku janë eliminuar nga Kupa dhe kampionatin ja ka “rrëmbyer” për të parën herë pas 11 vitesh, “aspirinat” e Bajer Leverkusen.

Ka ardhur momenti deçiziv i fateve të sezonit. Këtë e din më mirë edhe vetë trajnerët e secilës skuadër që sonte do të luajnë me 11 lojtarët e tyre më të mirë. Karlo Ançeloti si gjithmonë e publikon formacionin e skuadrës së tijë më përpara se kundërshtari, dhe kështu ka ndodhur edhe sot, ku italiani ka bërë të ditur rreshtimin e madrilenëve 2 orë para nisjes së takimit.

Real Madrid: Lunin, Vazquez, Rudiger, Nacho, Mendy, Tchouameni, Kroos, Fede Valverde, Bellingham, Rodrygo dhe Vinicius Junior.

 

Formacionet Bayern - Real

Mbrëmja e sotme rezervon një nga takimet më elitare në rang klubesh, aty ku Bajern Mynih dhe Real Madrid do “përplasin brirët” në mitikun e “Allianz Arena”.

Një ndeshje jo rrallë herë e shikuar në kompeticionin më të madh europian për klube. 2 skuadrat vijnë nga sezone komplet të ndryshme. Real Madrid eliminoi Mançester Sitin në raundin çerekfinal për të ardhur deri këtu, dhe për momentin mund të themi që e kanë siguruar edhe titullin kampion në La Liga për këtë vit. Bajern Mynih po kalon një makth të vertetë. Kishte vite që klubi gjerman nuk ka qenë në një formë kaq të dobët, ku janë eliminuar nga Kupa dhe kampionatin ja ka “rrëmbyer” për të parën herë pas 11 vitesh, “aspirinat” e Bajer Leverkusen.

Ka ardhur momenti deçiziv i fateve të sezonit. Këtë e din më mirë edhe vetë trajnerët e secilës skuadër që sonte do të luajnë me 11 lojtarët e tyre më të mirë. Karlo Ançeloti si gjithmonë e publikon formacionin e skuadrës së tijë më përpara se kundërshtari, dhe kështu ka ndodhur edhe sot, ku italiani ka bërë të ditur rreshtimin e madrilenëve 2 orë para nisjes së takimit.

Bayerni - Reali 
Bayerni: Neuer, Kimmich, M.-J. Kim, Dier, Mazraoui, Laimer, Goretzka, L. Sane, Muller, Musiala dhe Kane.
Real Madrid: Lunin, Vazquez, Rudiger, Nacho, Mendy, Tchouameni, Kroos, Fede Valverde, Bellingham, Rodrygo dhe Vinicius Junior.

Emocionet e ndeshjes Bayern - Real Madrid

Jo vetëm Kontinenti i Vjetër i ka të drejtuar sytë nga përballja e gjigantëve, Bayern Munih - Real Madrid.

Ballafaqimi i parë i gjysmëfinales së Champions League, do të luhet në stadiumin “Allianz Arena” në Munih.

Bayerni apo Real Madridi?

Bayerni - Reali 

Bayerni: Neuer, Kimmich, M.-J. Kim, Dier, Mazraoui, Laimer, Goretzka, L. Sane, Muller, Musiala dhe Kane.
Real Madrid: Lunin, Vazquez, Rudiger, Nacho, Mendy, Tchouameni, Kroos, Fede Valverde, Bellingham, Rodrygo dhe Vinicius Junior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat