De Rossi: Na pret një tjetër mbrëmje magjike!

Futboll

De Rossi: Na pret një tjetër mbrëmje magjike!

Më: 30 prill 2024 Në ora: 20:52
De Rossi

Roma përgatitet për gjysmëfinalen e Europa League ndaj Bayer Leverkusen me verdhekuqtë që i presin gjermanët të enjten në “Olimpico”.

Në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit, trajneri Daniele De Rossi theksoi se i druhet mentalitetit të Leverkusen ndërsa shtoi se e pret sfidën me shumë emocion për të përjetuar një mbrëmje magjike.

“Ajo që më tremb dis inga Leverkusen është mentaliteti i tyre, është një skuadër që nuk humbet kurrë dhe tashmë ata ndihen të pamposhtur.

Kanë shumë besim dhe luftojnë deri në fund. Një skuadër që shënon 20 gola pas minutës së 90, do të thotë që është një skuadër shumë e guximshme, me zemër, e aftë taktikisht, me kualitet dhe me karakter.

Por, e pres këtë ndeshje me shumë emocion, jam i bindur se do të përjetojmë një mbrëmje magjike përballë tifozëve tanë. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, por nuk është jashtë mundësive tona”, u shpreh De Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat