Courtois nuk do të luajë në Evropian

Futboll

Courtois nuk do të luajë në Evropian

Më: 30 prill 2024 Në ora: 20:57
Thibaut Courtois

Portieri i Real Madridit nuk do të jetë në mesin e protagonistëve të Euro 2024 të planifikuar për në qershor në Gjermani.

Thibaut Courtois nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian.

Ai vetë e kishte bërë të ditur këtë në dhjetor, por tani ka ardhur konfirmimi edhe nga Domenico Tedesco.

Trajneri i Belgjikës në fakt deklaroi:

“Për këtë çështje tashmë është thënë gjithçka. Nuk dua të luaj ping pong, jam dakord me këtë. Ne fokusohemi te lojtarët që janë në formë”.

Courtois pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë, një dëmtim i rëndë që e detyroi atë të bënte pushim për disa muaj. Për këtë arsye ai kishte njoftuar tashmë mungesën e tij nga Euro 2024 në dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat