Enrique: Në më intereson nëse je 55 vjeç apo 16 vjeç

Futboll

Enrique: Në më intereson nëse je 55 vjeç apo 16 vjeç

Më: 30 prill 2024 Në ora: 21:12
Luis Enrique

Aktivizimi i lojtarëve të rinj në moshë është një barrierë e thyer prej disa vitesh nga trajnerët e mëdhenj të futbollit.

Luis Enrique është një prej atyre trajnerëve që nuk e mendon aspak moshën e futbollistëve kur përpilon formacionin që do të hedhë në fushë.

Ai është pyetur në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Borusian e Dortmundit në lidhje me faktin se PSG-ja është ekipi e moshën më të re në këtë kompeticion.

Spanjolli është përgjigjur se rinia e sotme është mjaft e përgatitur për të garuar dhe ka theksuar faktin se për të nuk ka rëndësi nëse një lojtar është 55 vjeç apo 16 vjeç.

“Nëse humbim do të themi që janë të rinj.

Por nëse fitojmë çfarë do të themi?

Fat, apo llotari?

Mosha nuk ka rëndësi.

E kemi parë në çdo sport. Çdo herë shohim çiklistë më të rinj, futbollistë më të rinj. Rinia është shumë e përgatitur.

Dëgjoj njerëz që kritikojnë të rinjtë. Rinia është super e përgatitur për të garuar. Kur nuk kam bërë një 11-she as në Ligën e Kampionëve, por as në Kupën e Botës, që është kompeticioni maksimal në të cilin përfaqëson vendin tënd, duke menduar për moshën e lojtarëve.

Unë mendoj për pjekurinë që kanë, si përgatiten, si stërviten. Nëse e kanë nivelin, nuk më intereson nëse janë 55 vjeç apo 16 vjeç. Mund të fitosh e të humbës si me të rinjtë, ashtu edhe me veteranët. Është njësoj”, ka deklaruar Luis Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat