Shkëndijës i mungon një futbollist dhe tre i ka në dyshim për ndeshjen e nesërme

Futboll

Shkëndijës i mungon një futbollist dhe tre i ka në dyshim për ndeshjen e nesërme

Nga: K.G. Më: 30 prill 2024 Në ora: 22:10
Jeton Beqiri,

Kryetrajneri i Shkëndijes së Tetovës, Jeton Beqiri, është optimistë, se nesër (16.00) në Tetovë do të ndalin tre pikë ndaj skuadrës nga Strumica, AP Brera.

Shkëndija ka mungesë një futbollist por edhe disa në dyshim.    

“Ronaldo Webster për shkak të një lëndimi më të lehtë do të jetë jashtë kombinimit për duelin me AP Brera-n.

Ndërkohë në dyshim mbeten Ennur Totre, Reshat Ramadani dhe Zija Merxhani.

Të tre kanë ndjerë disa shqetësime në seancën e fundit stërvitore dhe para fillimit të ndeshjes në koordinim me ekipin mjekësor do të vendosim për aktivizimin eventual të tyre”, thotë Beqiri.

Struga Trim Lum kryeson me 58 pikë sa ka edhe Shkupi dhe Shkëndija renditet në vend të tretë me 55 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat