Arritje historike në Champions

Futboll

Arritje historike në Champions

Më: 30 prill 2024 Në ora: 23:03
Thomas Muller

Akti i parë gjysmëfinal i Champions League mes Bayernit dhe Realit të Madridit u mbyll në barazim 2:2 duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit. 

Dueli i sotëm ishte special për Thomas Mullerin, i cili qëndroi në fushë 80 minuta.

Me paraqitjen e sotme, gjermani regjistroi paraqitjen e tij të 150-të në Ligën e Kampionëve për Bayernin, duke u bërë lojtari i tretë në historinë e Champions-it, që arrin të regjistrojë 150 ndeshje me një klub të vetëm.

Vendin e parë e mban Ksavi me 151 paraqitje në Champions për Barcelonën, ndërkohë që në kuotë të barabartë ndeshjesh me Mullerin ndodhet Iker Casillasin, 150 duele me Realin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat