Jera: Nuk na linin as të pinim ujë

Futboll

Jera: Nuk na linin as të pinim ujë

Më: 30 prill 2024 Në ora: 23:30
Fatbardh Nera

Fatbardh Nera ishte i ftuari i 19 i Skënder Gegës në “Soccer Talk Podcast”.

Ish-futbollisti shqiptar ka nxjerrë nga kujtesa vitet e tij me Kombëtaren kuqezi. Jera ka veçuar Butragenjon si kundërshtarin më të vështirë që ka hasur, si dhe përballjen me Anglinë në “Uembli”.

Atmosfera dehëse në stadiumin mitik duket dha efeketin e vetë te ish-lojtari shkodran, që tregon se në 20 minutat e para nuk ishte i përfshirë maksimalisht në lojë.

Me ekipin kombëtar, pavarësisht se nuk kishim eksperiencë, jemi përballur.

Vetëm ujë që s’na linin për të pirë, ne na dehidratoheshin muskujt dhe në 20 minutat e fundit ne automatikisht dorëzoheshim ndaj kundërshtarëve.

Kujtoj këtu kur luanim kundër Spanjës. Kam luajtur kundër Butragenjos, por ai ishte në kulmin e karrierës së vetë.

E mori një gazetar dhe i tha: “Kam luajtur kundër një kundërshtari jashtëzakonisht të fortë”. Kompliment ishte. Ishte virtuoz.

S’kam parë si ai. I shpejtë ishte, si ketër. Kam pasur shumë kundërshtarë në jetën time, sepse kam luajtur edhe kundër Linekerit në “Uembli”.

Ajo ka qenë ndoshta ndeshja më e rëndë nga ana psikologjike. Për 20 minuta unë nuk e dija se ku isha. Ishte kaq atmosferë…”, ka treguar Fatbardh Jera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat