Kroos flet për asistimin e mrekullueshëm ndaj Bayernit: Meritat i shkojnë Vinit

Futboll

Kroos flet për asistimin e mrekullueshëm ndaj Bayernit: Meritat i shkojnë Vinit

Më: 1 maj 2024 Në ora: 10:27
Mesfushori gjerman i ka dhënë meritat Vinit

Bayern Munich dhe Real Madrid kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve në Allianz Arena.

Vinicius Junior realizoi dy golat për Real Madridin, por ai që ka lënë gjurmë ka qenë Toni Kroos me një asistim të pabesueshëm në pjesën e parë për yllin brazilian.

Por mesfushori gjerman i ka dhënë meritat Vinit, duke folur pas ndeshjes kur u pyet për atë asistim të mrekullueshëm.

Kroos ka thënë se pa hapësirat dhe Vini ishte më meritori, duke u treguar shumë modest pasi tha se asistimi i tij ishte i mirë.

“Pashë që qendërmbrojtësit e Bayernit e ndjekin gjithmonë Viniciusin dhe e di që Vini gjithmonë bën vrapime në hapësirë”.

“Kjo është arsyeja pse meritat i shkojnë Vinit. Ai hapi hapësirën”, deklaroi Kroos pas ndeshjes.

Por Kroos befasoi të gjithë kur tha se asistimi i tij ishte në rregull dhe jo aq i mirë.

“Pasimi im ishte thjesht në rregull, nuk ishte aq i mirë”, shtoi gjermani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat