Presidenti i Genoas dorëzohet për Gudmundssonin

Futboll

Presidenti i Genoas dorëzohet për Gudmundssonin

Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:06
Gudmundsson

Me 16 gola të shënuar në 34 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, islandezi Albert Gudmundsson është padyshim një nga pikat më të forta të Genoas së Alberto Gilardinos, e cila siguroi mbijetesën në Serinë A disa javë para fundit të kampionatit.

Sulmuesi 27-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, në Itali dhe jo vetëm, teksa presidenti i ligurëve, Alberto Zangrillo ka pranuar se mbajtja e tij në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm duket një mision i pamundur.

“Gudmundsson ka shumë ambicie dhe ëndrra në këtë sport, të cilat ne nuk mund t’ia ushqejmë dot, ndaj duhet t’’i plotësojmë dëshirën, për ta lënë t’i ndjekë ato diku tjetër.

Ka oferta të shumta, por me këto merret drejtori sportiv. Mund t’u them se ne po punojmë për të gjetur një marrëveshje që do t’i kënaqë të gjithë palët e përfshira”, tha presidenti i kuqebluve.

Media në Itali raporton se Interi ka arritur një marrëveshje paraprake me Genoan për transferimin e Gudmundsson, por vetë islandezi ka deklaruar se preferon më së shumti një eksperiencë në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat