Milan me shumë profile për të ardhmen

Futboll

Milan me shumë profile për të ardhmen

Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:13
Stefano Pioli

Stefano Pioli mund të konsiderohet një cikël i mbyllur te Milan, me trajnerin italian që pritet të largohet nga drejtimi i “kuqezinjve” në fund të sezonit, pasi trajneri dhe skuadra nuk i përmbushën objektivat e klubit.

Në këtë situatë, drejtuesit kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e Pioli-t, Julen Lopetegui që u përfol shumë dhe madje solli një përplasje midis tifozëve dhe klubit, në orët e fundit ka pasur një ndërprerje të negociatave midis 57-vjeçarit dhe Milan.

Me përjashtim të një kthese në këtë operacion, drejtuesit e “kuqezinjve” po shfletojnë edhe një herë listën me emrat e mundshëm.

Janë tre të preferuar, kështu raportojnë mediet italine, Paulo Fonseca, me portugezin që kryeson këtë listë, Roberto De Zerbi dhe Mark Van Bommel.

Fonseca është një emër që “ngroh” të gjithë ambientin, duke përfshirë edhe tifozët, me portugezin që pritet të mbyllë bashkëpunimin me Lille, skuadër me të cilën ka bërë mirë, por edhe për faktin se e njeh kampionati italian, pasi më parë ka punuar me Romën.

Roberto De Zerbi, fillimet e karrierës si lojtar i kishte pikërisht te Milan dhe një rikthim, në këtë moment do të ishte i mirëpritur. Tifozët e duan, por rrugët që të çojnë te italiani janë të ndërlikuara sepse ka kosto të larta ekonomike.

44-vjeçari ka kontratë me Brighton me një klauzolë largimi prej 15 milionë eurosh, plus faktin që ai kërkon një pagë të lartë më pas.

Në fund, ish-mesfushori, Mark Van Bommel, i cili fitoi një kampionat në Serie A me “kuqezinjtë” dhe sot drejton ekipin belg, Antwerp.

Van Bommel është një njohje e vjetër e Ibrahimovic, me suedezin që po shtyn drejt kësaj lëvizje, por nga të gjithë, holandezi shihet si opsioni fundit, pasi 47-vjeçari ka pak eksperiencë si trajner.

Mediet italiane kanë raportuar gjithashtu edhe emra të tjerë si, Christophe Galtier, Marcelo Gallardo dhe Domenico Tedesco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat