Marco Roccati dhe Michael Fuchs mbajnë leksione për kursantët

Futboll

Marco Roccati dhe Michael Fuchs mbajnë leksione për kursantët

Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:19
Pamje nga seminari

Edicioni i dytë i kursit “UEFA Goalkeeping B” i organizuar nga FSHF ka mbërritur në bllokun e tretë. Kursantët janë të angazhuar në seanca teorike dhe praktike me lektorët, ndërsa shpeshherë pjesë e kursit bëhen edhe figura të njohura në fushën e trajnimit të portierëve nga bota e futbollit.

Deri më tani, të ftuar specialë nga FSHF për një mbajtur një seancë leksioni online për të gjithë kursantët e këtij edicioni kanë qenë, Luca Squinzzani, trajneri i portierëve në akademinë e Juventusit dhe Manuel Amorosso, trajneri i portierëve në akademinë e Interit.

Në seancën e fundit të kursit “UEFA Goalkeeping B”, FSHF organizoi një tjetër leksion online, ku të ftuar ishin Marco Roccati dhe Michael Fuchs.

Marco Roccati, ish-portieri i disa klubeve italiane me një karrierë të suksesshme edhe si trajner i portierëve në Kombëtaret e grupmoshave të Italisë, aktualisht pjesë e stafit të Roberto Mancinit tek Kombëtarja e Arabisë Saudite foli për rëndësinë e “Organizimit dhe planifikimit të punës për portierët në sektorin e të rinjve”. Roccati shpjegoi praktikat më të mira për zhvillimin e aftësive themelore të portierit, modelin e organizimit dhe planifikimit të punës në sektorin e të rinjve.

Një tjetër i ftuar, Michael Fuchs, trajner aktual i portiereve në Kombëtaren A të Gjermanisë për vajza, prezantoi temën “Diferencat në stërvitjen e portiereve vajza dhe djem, individualiteti kundër konformitetit, mënyra Gjermane e analizës së skenarëve të lojës dhe struktura e seancave stërvitore”.

Fuchs diskutoi për rëndësinë e përshtatjes së stërvitjes sipas karakteristikave të individit, si edhe për përqëndrimin në zhvillimin e aftësive teknike dhe taktike të portierëve në kontekstin e lojës së ekipit dhe strategjive të ndeshjes.

Edicioni i dytë i kursit “UEFA Goalkeeping B”, është i ndarë në 5 blloqe dy ditore dhe do të zgjasë 7 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat