Kërkojnë fitoren për vendin e dytë

Futboll

Kërkojnë fitoren për vendin e dytë

Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Partizani vjen pas dy fitoreve me Dinamon dhe Tiranën, rezultate këto që kanë ngritur moralin e të kuqve për sfidat e mbetura.

Dueli i radhës për ta do të jetë ndaj Skënderbeut në “Arenën e Demave”, sfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:00.

‘Djemtë’ e Orges Shehit do të kërkojnë fitoren, për të shpresuar te një hap fals i Vllaznisë për të kapur më pas vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Pikërisht për të arritur diçka të tillë kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve, ndërsa kanë nxjerrë në shitje edhe biletat.

Biletat variojnë nga 300 te tribuna përballë te C3 deri në 3000 te tribuna VIP..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat